RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Thaçi, Veseli e Selimi s’kanë folur në telefon me familjarët që nga e diela

thaci,-veseli-e-selimi-s’kane-folur-ne-telefon-me-familjaret-qe-nga-e-diela

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, i është ankuar gjykatës se klienti i tij nuk e ka pasur mundësinë që këto ditë të flasë me familjarët e tij dhe se vendimi i gjykatës për kushtet e paraburgimit nuk po zbatohet.

Ai e ngriti këtë çështje në fillimin e seancës së të mërkurës në Dhomat e Specializuara në rastin kundër ish-krerëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Shkurtimisht para se të fillojë dëshmitarja (Sandra Lyn Mitchel); po vrisja mendjen lidhur me vendimin që nxorët të premten e di që e ka ngritur si problem kolegu, z. Kehoe (avokati i Hashim Thaçit) për kushtet e paraburgimit. Vërejmë që vendimi juaj ende nuk është zbatuar. A mund të na thotë diçka administrata se kur do të zbatohet ky vendim dhe çfarë problematikash ka pasur për ta vonuar kaq shumë zbatimin”, ka theksuar Roberts.

Kryetar i trupit gjykues, Charles Smith, ka thënë se po e bëjnë të pamundurën për ta zbatuar këtë urdhër.

“U takuam dje me zyrën administrative. Po e bëjnë të pamundurën për ta zbatuar këtë urdhër. Sa i takon telefonatave nga familja ato mund të kryhen, por do të monitorohen (përgjohen) deri sa të dalë një urdhër i ri”, ka deklaruar ai.

Roberts ka thënë se e kupton këtë, por se të dielën ka qenë telefonata e fundit.

“Pyeta dje dhe administratorja më tha dje se thjesht duhet të bëjë një kërkesë dhe do ta lejojnë”, i është përgjigjur Smith.

Roberts ka pyetur se a e dinë se kur do të zbatohet pjesa e mbetur e vendimit.

“Unë po mundohem të kujtoj se çfarë thash tani por besoj brenda javës tjetër por po bëjnë organizimet e nevojshme dhe ta prezantojnë që t’i kuptojnë të gjitha aspektet administrative të kësaj situate të re. Janë duke punuar, do të zbatohet shumë shpejt, datën fikse nuk ta jap dot, por e di që synojnë që ta realizojnë para pushimit të krishtlindjeve”, ka theksuar Smith.

Të premten e kaluar trupi gjykues vendosi për kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për kufizimin e komunikimit me jashtë dhe monitorimit të bisedave të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

Në seancën e së mërkurës dëshmitarja Sandra Lyn Mitchel, e cila gjatë luftës dhe shkurtimisht pas luftës ishte shefe e sektorit për të drejtave të njeriut në Misionin Verifikues të Kosovës (MVK) në kuadër të OSBE-së, po e vazhdon dëshminë, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë. Gjatë luftës, ky mision udhëhiqej prej William Walker.

Related posts

FSK-ja planifikon t’i aftësojë qytetarët për ta mbrojtur shtetin

admin

Lirohen autobusët me qytetarë shqiptarë të bllokuar në Serbi

admin

Aksioni në Prishtinë, bastisje në Ndërmarrjen Publike Banesore

rezart morina