RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Norvegjia përshëndet rezolutën e KS për armëpushimin dhe planin e paqes në Gaza

norvegjia-pershendet-rezoluten-e-ks-per-armepushimin-dhe-planin-e-paqes-ne-gaza

Norvegjia ka mirëpritur rezolutën e miratuar të martën nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, e cila mbështet armëpushimin dhe planin 20 pikësh për paqe në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm, Espen Barth Eide, e quajti votimin një zhvillim “të mirëpritur”, por theksoi se procesi duhet të ecë menjëherë drejt fazës së dytë të planit. “Është thelbësore të kalohet tani në fazën e dytë,” shkroi ai në platformën X, duke shtuar se Norvegjia do të vazhdojë të punojë për “një shtet palestinez të bashkuar, të qeverisur nga palestinezët”.

Të hënën, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën e hartuar nga SHBA, e cila krijon një Bord të Tranzicionit për Paqe dhe autorizon Forcat Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) për të mbikëqyrur qeverisjen, rindërtimin dhe sigurinë në Gaza. Rezoluta u miratua me 13 vota pro, ndërsa Rusia dhe Kina abstenuan. Mandati i ISF dhe Bordit të Paqes do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2027.

Që nga tetori 2023, në ofensivën izraelite janë vrarë së paku 69 mijë palestinezë – kryesisht gra dhe fëmijë – dhe mbi 170 mijë janë plagosur, ndërsa një pjesë e madhe e Gazës është shndërruar në rrënoja. /mesazhi

Related posts

Iz’raeli nis su’lme ajrore në jug të Bejrutit mes përshkallëzimit me He’zbollahun

Muhamet Ramadani

Përmbytjet në jug të Gjermanisë, mbytet një zjarrfikës në përpjekje për të shpëtuar banorët

admin

Bie çmimi i gazit në BE

admin