RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Nuk është mbreti im”, Charles III pritet me protesta në Uells

“nuk-eshte-mbreti-im”,-charles-iii-pritet-me-protesta-ne-uells

Mbreti Charles III nuk është pritur në mënyrën më të mirë të mundshme në Kardif, aty ku po përmbyll vizitat e tij të para si monark i ri.

Teksa ai hynte me makinë në Kështjellën e Kardifit, qindra njerëz e kanë pritur atë me thirrjet “Nuk është mbreti im”.

Rreth njëqind protestues pranë portave të kështjellës dhe një grup tjetër përballë mbajtën pankarta që thoshin “jo monarkisë, jo Charles” dhe “demokraci tani”.

Pas vdekjes se Mbretëreshës Elizabeth II kanë qenë të shumta rastet kur njerëzit kanë dalë kundër monarkisë. Disa raste kanë bërë më shumë bujë, pasi protestuesit janë arrestuar sepse mbanin pankarta anti-monarki në duar. /abcnews

Related posts

Izraeli pranon se ka vrarë 5 fëmijë palestinezë në ofensivën e fundit në Gaza

admin

Shoigu: SHBA dhe aleatët e saj po nxisin vendet e tjera kundër Rusisë dhe Kinës

admin

Zgjedhjet për në Parlamentin Europian, Emma Bonino: Ja pse mbështes kandidaturën e shqiptarit Muharrem Salihut për eurodeputet

admin