RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numër i madh i serbëve në protestën kundër minierave të litiumit

numer-i-madh-i-serbeve-ne-protesten-kunder-minierave-te-litiumit

Një numër i madh i serbëve janë mbledhur të shtunën pasdite në Beograd për t’iu bashkuar protestës kundër minierave të litiumit.

Protestat kundër minierave të litiumit janë mbajtur në disa qytete në Serbi që disa javë, ndërsa organizimi kryesor është caktuar në mbrëmjen e së shtunës (sot), në qendër të Beogradit.

Protestuesit e kanë konsideruar 10 gushtin si afat të fundit për Qeverinë e Serbisë që të miratojë ligj për ndalim të përhershëm të eksplorimit gjeologjik dhe shfrytëzimit të litiumit të Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë gazetarëve më 9 gusht se “shërbimet ruse të sigurisë kanë paralajmëruar për përgatitje të trazirave masive në Serbi, dhe që qëllimi kryesor është një puç dhe përmbysja e udhëheqësisë së shtetit”.

Organizatorët e protestës, prej organizatave për mbrojtje të ambientit, i kanë ftuar qytetarët në atë që e kanë konsideruar tubim paqësor.

Ata besojnë se nxjerrja e litiumit do të shkaktonte pasoja të pakthyeshme për ambientin.

Vala e re e protestave vjen pas vendimit të Qeverisë së Serbisë, të 16 korrikut, për të çuar përpara projektin e ndërtimit të minierës së litiumit në luginën Jadar, pasi ai ishte pezulluar më 2022.

Më 19 korrik, Qeveria e ka nënshkruar në Beograd një “Memoradum për lëndët e para kritike” me Bashkimin Evropian, i cili parasheh një zinxhir të plotë prodhimi – prej minierës së litiumit në Jadar, deri te prodhimi i baterive për makina elektrike. /koha

Related posts

“Diktatori do të të hante për drekë”- Përmendja e Putinit në debatin presidencial, reagon Kremlini: Lëreni të qetë presidentin! Emri i tij po përdoret si instrument për…

admin

Lajçak nesër në Prishtinë

admin

Shqipëri, nisen drejt Turqisë dy kamionë me ndihma të ndryshme

rezart morina