RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Shqipëri, nisen drejt Turqisë dy kamionë me ndihma të ndryshme

shqiperi,-nisen-drejt-turqise-dy-kamione-me-ndihma-te-ndryshme

Drejt Turqisë janë nisur sot edhe dy kamionë me ndihma të ndryshme për familjet e prekura nga tërmetet shkatërrimtare, raporton Anadolu.

Ndihmat janë mbledhur nga Fondacioni ALSAR, nën kujdesin e Ambasadës turke në Tiranë, ndërsa konsistojnë në gjeneratorë, ngrohës, jorganë, dyshekë, rroba dhe materiale të ndryshme higjienike.

I pranishëm në nisjen e ndihmave nga Qarku i Durrësit ishte edhe Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, i cili në një deklaratë për Anadolu rikujtoi se pas fatkeqësisë së tërmetit në Turqi më 6 shkurt, vendi vëllazëror Shqipëria është mobilizuar.

Duke rikujtuar se Shqipëria më 13 shkurt shpalli dite zie kombëtare dhe e zbatoi këtë, Atay, tha se “Kryeministri (Edi) Rama, në emër të qeverisë, popullit shqiptar bëri një donacion prej 1 milionë eurosh. Gjithashtu shumë maunë tashmë kanë mbërritur në vendin tonë dhe janë shpërndarë. Kemi dërguar 4 maunë nga Tirana me ndihmën e OJQ-ve të ndryshme, me mbështetje bujare të popullit shqiptar. Edhe sot vazhdojnë ndihmat. Lidhur me këto ndihma humanitare, sot dy maunë do t’i dërgojmë nën organizimin e Fondacionit ALSAR drejt Turqisë”.

Ambasadori turk e falënderoi Fondacionin ALSAR për përpjekjet. “Kanë ndihma shumë të vlefshme. Jo vetë këto maunë por edhe në Kahramanmaraş kanë dërguar kuzhinë popullore që u shërben ushqime të ngrohta 15 mijë qytetarëve tanë. Do të mbetet atje një periudhë. Gjithashtu edhe ndihmat financiare të Fondacionit ALSAR vazhdojnë”, u shpreh Atay.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, në deklaratën e tij për AA tha se fondacioni ALSAR është angazhuar për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti fillimisht me donacione monetare të dërguara pranë AFAD-it(Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi), dhe pastaj me një kamion-kuzhinë i cili sipas tij qëndron në Kahramanmaraş për disa muaj, ku do të ushqehen 15 mijë njerëz në ditë.

“Sot, me donacionet që kemi mbledhur nga Fondacioni ALSAR po nisen këto dy maune me materiale të nevojshme për të dëmtuarit nga tërmeti. Kontingjenti i sotëm konsiston në gjeneratorë, jorganë, dyshekë, rroba, materiale për pastrimin e të dëmtuarve nga tërmeti”, tha Gurra.

Kujtojmë se nga Shqipëria drejt Turqisë janë nisur edhe më parë kamionë të tjerë me ndihma të mbledhura në Shqipëri për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi.

 

Related posts

Putin thotë se Rusia është e gatshme t’i përdorë armët bërthamore nëse i rrezikohet shtetësia

admin

Erdoğan: Turqia do të thajë kënetën terroriste në veri të Sirisë dhe Irakut

admin

Erdoğan: Kemi rritur numrin e universiteteve në Turqi nga 76 në 208 – VIDEO

rezart morina