RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve vazhdon të rritet në Gaza

numri-i-te-vdekurve-dhe-te-plagosurve-vazhdon-te-rritet-ne-gaza

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qudra thotë se trupat e të paktën 208 palestinezëve të vrarë kanë mbërritur në disa spitale në Rrip gjatë orëve të fundit.

Të paktën 416 persona janë plagosur në orët e fundit, tha ai, ndërsa “një numër i madh” viktimash mbeten nën rrënoja pasi forcat izraelite po bllokojnë ende ambulancat që të arrijnë në këto zona.

Forcat izraelite kanë shkatërruar sistemin e kujdesit shëndetësor në veri të Gazës.

Situata në spitalet në jug të Gazës është “katastrofike” pasi mjekët po luftojnë për të përballuar një numër të madh viktimash.

Situata e kujdesit shëndetësor në qendrat e strehimit është gjithashtu “katastrofike” pasi qindra mijëra njerëz u mungon uji dhe janë në rrezik të sëmundjes.

Të paktën 296 anëtarë të sektorit mjekësor janë vrarë dhe qindra janë plagosur.

Related posts

Polonia rrit numrin e ushtarëve në forcat e armatosura

admin

Pozitë dhe opozitë kërkojnë largimin e masave ndëshkuese, pas votimit të 21 prillit në veri

admin

Phillips: Shkopi po përdoret vetëm ndaj Kosovës, presioni ndaj Kurtit i padrejtë

rezart morina