RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Phillips: Shkopi po përdoret vetëm ndaj Kosovës, presioni ndaj Kurtit i padrejtë

phillips:-shkopi-po-perdoret-vetem-ndaj-kosoves,-presioni-ndaj-kurtit-i-padrejte

Drejtori i programit për paqe dhe të drejta të njeriut në Universitetin e Kolumbias, David Phillips, thotë se me veprimet në veri, Qeveria e Kosovës përmbushi vetëm një detyrim ligjor, teksa presionin mbi kryeministrin Kurti e cilëson jo të drejtë.

“Është e saktë që shkopi po përdoret kundër Kosovës. Kosovës duhet t’i jepen stimuj për ta përshtatur kursin e saj me shpërblime të përshtatshme për qeverinë e Prishtinës për bashkëpunimin me SHBA-në. Kryetarët e komunave u zgjodhën siç duhet dhe duhet të ulen në zyrat e tyre të ligjshme. Çdo gjë më pak minon sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Kosovë. Strukturat paralele duhet të shpërbëhen në mënyrë që Qeveria e Kosovës të funksionojë në mënyrë efektive. Në vend që të ushtrojë presion vetëm ndaj Kurtit, Uashingtoni duhet të bëjë presion ndaj Beogradit që të luajë sipas rregullave”, ka thënë ai.

Gjatë vizitës në Prishtinë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se moskoordinimi me ShBA-në për vendosjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri do të ketë pasoja për Prishtinën. E, pasoja e parë ishte përjashtimi për këtë vit i FSK-së nga aktiviteti ushtarak “Defender Europe 2023”.

Megjithëkëtë Escobar theksoi se Washingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por nuk mbështet një individ “që nuk ka instinkt bashkëpunimi”.

Duke iu referuar qëndrimeve të fundit të diplomatëve amerikanë, Phillips vlerëson se do të duhej kohë për rikuperimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA.

“SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosova dhe Kosova nuk ka mik më të mirë se SHBA-në. Na duhet kohë për t’u qetësuar dhe për ta rikthyer marrëdhënien në rrugën e duhur”, ka deklaruar Phillips.

Prej 29 majit serbët në tri komunat veriore – Leposaviq, Zveçan e Zubin-Potok janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Related posts

Presidenti Erdogan thotë se rendi global është në “prag të rrezikshëm”, bën thirrje për diplomaci dhe stabilitet

Kushtrim Guraj

Shpallen të pafajshëm Ferid Agani dhe Gani Shabani

admin

Jordania dënon hapjen e ambasadës së Papua Guinesë së Re në Kuds

Muhamet Ramadani