RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i të vrarëve që nga fillimi i armëpushimit në Gaza rritet në 342 pas sulmeve izraelite

numri-i-te-vrareve-qe-nga-fillimi-i-armepushimit-ne-gaza-rritet-ne-342-pas-sulmeve-izraelite

Numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 342 civilë – shumica fëmijë, gra dhe të moshuar – që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor.

Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës njoftoi se gjatë gjashtë javëve të fundit janë plagosur edhe të paktën 875 palestinezë.

Sipas autoriteteve lokale, sulmet izraelite përfshinë 142 “incidente qitjeje” ndaj civilëve, banesave, lagjeve të banuara dhe tendave të personave të zhvendosur. Po ashtu, u raportuan 100 shembje të shtëpive dhe infrastrukturës civile.

Në deklaratë thuhet se këto veprime tregojnë synimin për të minuar marrëveshjen e armëpushimit dhe për të krijuar një situatë të rrezikshme në terren.
Zyra e Medias e përshkroi ofensivën si “krim sistematik” dhe “shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës”. /mesazhi

Related posts

Flet vajza e Raul Castros: Askush nuk do ta rrëmbejë babanë tim! Jemi gati të luftojmë kundër imperializmit

admin

Sulmi me tre të vrarë në Gjermani/ DW: Kthesë e ashpër në politikën e azilit

admin

Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese në veri të Libanit rritet në 9

Kushtrim Guraj