Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 74,018, ndërsa 175,079 të tjerë janë plagosur, sipas burimeve mjekësore të cituara nga agjencia palestineze WAFA.
Sipas burimeve, gjatë 48 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar dy viktima dhe 11 të plagosur.
Ndërkohë, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 1,417, ndërsa 4,964 janë plagosur. Gjatë kësaj periudhe janë nxjerrë gjithashtu 834 trupa nga rrënojat.
Burimet mjekësore thanë se një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë tek ata. /mesazhi

