RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i viktimave në Gaza kalon 69 mijë, sulmet izraelite vazhdojnë

numri-i-viktimave-ne-gaza-kalon-69-mije,-sulmet-izraelite-vazhdojne

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 69,169 persona janë vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, ndërsa më shumë se 170 mijë janë plagosur.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në tetor, forcat izraelite kanë kryer disa sulme të reja gjatë fundjavës, duke vrarë tre persona në Gaza dhe një në Bregun Perëndimor.

Ndërkohë, kriza humanitare mbetet e rëndë, me spitale jashtë funksioni dhe mungesë të ushqimit e ilaçeve. Organizatat ndërkombëtare kërkojnë hapjen urgjente të kalimit në Rafah për ndihma dhe evakuime mjekësore.

Hamasi ka njoftuar gjithashtu rikuperimin e trupit të një ushtari izraelit të vrarë në luftën e vitit 2014, një zhvillim që ka shtuar tensionet mes palëve. /mesazhi

Related posts

Grupet e ndihmave të pakënaqur nga ndihma humanitare e hedhur nga ajri në Gaza

Muhamet Ramadani

Luftë kundër bandave, vendi ku 2% e popullsisë së rritur janë prapa hekurave

admin

India i kërkon Rusisë t’i kthejë qytetarët e saj nga zonat e luftës në Ukrainë

Muhamet Ramadani