Shefi i Ushqyerjes në Healthspan, Rob Hobson, i ka përshkruar vezët si një nga ushqimet me vlerat më ushqyese që mund të përfshini në dietën tuaj.
Ai tregoi se cilat janë veçantitë e vezëve.
“Ato janë relativisht të lira dhe tepër të gjithanshme, duke i bërë ato të përsosurs, pavarësisht nëse i hani për mëngjes, drekë apo darkë. Ajo që i bën vezët unike është profili i tyre ushqyes”, tha ai.
Rob shpjegon se ka edhe kërkime për të treguar se si ngrënia e vezëve për mëngjes mund të ndihmojë në kufizimin e marrjes së kalorive gjatë ditës me më shumë se 400 kalori.
Është gjithashtu vitamina D në vezë që mund të ndihmojë në mbrojtjen e trupit kundër disa sëmundjeve.
Dy vezë përmbajnë 29 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës D, shkruan The Sun.
Ekspertët shëndetësor gjithashtu tonë se vezët janë edhe burim i pasur i antioksidantit kolinë, i cili mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës
Rob Hobson tregoi edhe se ka pak prova për të lidhur konsumin e vezëve me rrezikun kardiovaskular.
“Studimet tregojnë se në disa raste, kolesteroli dietik nga vezët mund të rrisë nivelet e kolesterolit “të mirë”, i cili mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare”, shtoi tutje ai.