Autoritetet e Tajlandës kanë paralajmëruar banorët në pjesë të mëdha të vendit, përfshirë kryeqytetin Bangkok ku u regjistrua 54 gradë Celsius, që të shmangin daljen jashtë për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Pjesë të mëdha të Azisë po raportojnë nxehtësi ekstreme këtë muaj, me temperatura rekord në disa vende.
Në Bangladesh dhe pjesë të Indisë, nxehtësia intensive ka rritur konsumin e energjisë elektrike, duke rezultuar në ndërprerje dhe mungesë të energjisë për miliona njerëz.
Në Bangkok, temperatura arriti rekord 54 gradë Celsius në rrethin Bangna të shtunën, sipas byrosë meteorologjike.
Prandaj autoritetet po paralajmërojnë banorët që të shmangin aktivitetet në natyrë dhe të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e goditjes nga nxehtësia.
Ministria e Tajlandës për Parandalimin dhe Zbutjen e Fatkeqësive ka thënë se temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius në të paktën 29 provinca. /koha
Shkrihet asfalti në Indi
Akhir-akhir ini cuaca panas banget ya?
Ga cuman di Indonesia, Beberapa negara seperti Thailand, Laos, Myanmmar, Bangladash, dan India lagi ngalamin heat wave panas banget, suhunya di atas 40 derajat celcius.
Ini di Kota Surat, India, bahkan aspal di jalanan sampai meleleh. pic.twitter.com/9vIDqQELF4
— TMI Hari ini (@TMIHARINI) April 23, 2023