RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimeve

​kqz:-jane-hapur-te-gjitha-qendrat-e-votimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore janë hapur me kohë.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi po ashtu ka njoftuar se tashmë është shpërndarë edhe materiali zgjedhor në përcjellje të Policisë së Kosovës.

“Deri në këto moment që po flasim në orën 08:00 sipas planifikimeve ju njoftojë që është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet. Natyrisht si çdo herë dhe ashtu siç e kërkon procedura, shpërndarja është bërë në përcjellje dhe bashkëpunim të Policisë së Kosovës. Sipas informacioneve që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve në këto komuna janë hapur më kohë të gjitha qendrat e votimeve. Janë 19 qendra votimi, ku 6 janë të rregullta dhe 13 alternative”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident.

Related posts

Rikthehen kalimet në La Mansh, në një ditë zbarkojnë 13 gomone me 686 emigrantë

rezart morina

Autoblindë e helikopterë të KFOR-it monitorojnë situatën në Banjskë

rezart morina

Millatoviq: Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi sa më shpejt

admin