Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), Hissein Brahim Taha u bëri thirrje vendeve anëtare për bashkëpunim të afërt lidhur me fatkeqësinë e tërmetit në Turqi.
Taha vizitoi rrethet Nurdağı dhe İslahiye të provincës Gaziantep, të ndikuar nga tërmeti me epiqendër Kahramanmaraş, ku mori informacione nga zyrtarët dhe u uroi të kaluara të prekurve të tërmetit.
Duke folur për Anadolu, Taha tha se “Pasi mësuam tërmetin e kësaj madhësie në Turqi menjëherë u mobilizuam si OBI.
Taha theksoi se kanë kontaktuar menjëherë me vendet anëtare për këtë temë, duke shtuar se kanë bërë gjithçka të mundur si OBI që Turqia të tejkalojë efektet e tërmetit të quajtur si “fatkeqësia e shekullit” dhe për të mbështetur popullin turk.
Ai bëri të ditur se vendet anëtare të OBI-t, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin dhe Kuvajtin kanë shkuar në ndihmë një nga një, ndërsa në organizatë është ngritur një njësi e veçantë për koordinimin e ndihmave.
Sipas tij, nevojitet një solidaritet i madh për të shëruar plagët e tërmeteve që shkaktuan një rrënim të madh.
“Jemi të vetëdijshëm për dhimbjen e madhe të Turqisë”
Taha gjithashtu zhvilloi një takim konsultimi me guvernatorin e Gaziantepit, Davut Gül, kryetaren e Bashkisë, Fatma Şahin si dhe zyrtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gaziantep, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të OBI-t për bashkëpunim të afërt.
“Jemi të vetëdijshëm për tërmetin e shekullit, dhimbjen e madhe dhe gjendjes së vështirë që Turqia ka përjetuar. Me këtë vetëdije, besojmë se kompanitë në vendet anëtare duhet të bëjnë bashkëpunim me ju (Turqinë). Organizata jonë u bëri thirrje të gjithë anëtarëve që të mbështesin Turqinë”, u shpreh Taha.