RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBM: “Freddy”, uragani më i gjatë në histori

obm:-“freddy”,-uragani-me-i-gjate-ne-histori

Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) tha se uragani “Freddy”, i cili goditi brigjet juglindore të Afrikës në vitin 2023 është “uragani më i gjatë në histori me 36 ditë”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e OBM-së thuhet se komiteti ndërkombëtar i ekspertëve bëri një analizë të detajuar rreth uraganit “Freddy”, i cili preku Afrikën në shkurt dhe mars 2023.

Në deklaratë thuhet se “Freddy” u regjistrua si “uragani më i gjatë në histori me 36 ditë” dhe u arrit një rekord i ri botëror. Uragani “Freddy” ishte uragani i dytë që arriti distancën më të gjatë, duke kaluar mbi 12 mijë kilometra dhe se kjo distancë korrespondonte me afërsisht 33 për qind të perimetrit të botës.

Rekordi i mëparshëm u mbajt nga uragani “John” në vitin 1994, i cili zgjati rreth 30 ditë në Paqësorin Qendror.

Raportohet se më shumë se 1.200 persona humbën jetën ose u zhdukën dhe më shumë se 2.000 mijë të tjerë u plagosën në shtetin Malavi për shkak të uraganit “Freddy”.

Në Mozambik, rreth 1.3 milionë njerëz u prekën negativisht nga uragani dhe më shumë se 180 persona humbën jetën. Uragani “Freddy” preku rreth 200 mijë njerëz në Madagaskar.

Related posts

​Qeveria lë anash nxënësit nga Lugina që jetojnë në Kosovë, nuk subvencionohen për tekstet

RTI

“I ligë dhe keqdashës” – Aktori Robert De Niro kundër Donald Trump: Habitem si njerëzit e marrin seriozisht

admin

Vallëzuan në sheshin e Teheranit, vihen në pranga dy gra iraniane

admin