RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBM: “Freddy”, uragani më i gjatë në histori

obm:-“freddy”,-uragani-me-i-gjate-ne-histori

Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) tha se uragani “Freddy”, i cili goditi brigjet juglindore të Afrikës në vitin 2023 është “uragani më i gjatë në histori me 36 ditë”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e OBM-së thuhet se komiteti ndërkombëtar i ekspertëve bëri një analizë të detajuar rreth uraganit “Freddy”, i cili preku Afrikën në shkurt dhe mars 2023.

Në deklaratë thuhet se “Freddy” u regjistrua si “uragani më i gjatë në histori me 36 ditë” dhe u arrit një rekord i ri botëror. Uragani “Freddy” ishte uragani i dytë që arriti distancën më të gjatë, duke kaluar mbi 12 mijë kilometra dhe se kjo distancë korrespondonte me afërsisht 33 për qind të perimetrit të botës.

Rekordi i mëparshëm u mbajt nga uragani “John” në vitin 1994, i cili zgjati rreth 30 ditë në Paqësorin Qendror.

Raportohet se më shumë se 1.200 persona humbën jetën ose u zhdukën dhe më shumë se 2.000 mijë të tjerë u plagosën në shtetin Malavi për shkak të uraganit “Freddy”.

Në Mozambik, rreth 1.3 milionë njerëz u prekën negativisht nga uragani dhe më shumë se 180 persona humbën jetën. Uragani “Freddy” preku rreth 200 mijë njerëz në Madagaskar.

Related posts

Izraeli, bomba dhe mbi funeral

Muhamet Ramadani

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, OKB: Ndaloni kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve – VIDEO

Muhamet Ramadani

Ukraina thotë se forcat e saj kanë bërë përparime në Donetsk dhe Zaporizhzhia

Muhamet Ramadani