RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania përdor gazsjellësin Nord Stream 2 për të ndërtuar Terminalin LNG

gjermania-perdor-gazsjellesin-nord-stream-2-per-te-ndertuar-terminalin-lng

Tubacionet që ishin destinuar për gazsjellësin Nord Stream do të përdoren për ndërtimin e një terminali gazsjellësi të planifikuar të gazit natyror të lëngshëm(LNG) në ishullin Gjerman të Rugen.

”Qeveria gjermane ka blerë tubacione zëvendësuese që ishin të destinuara për gazsjellësin”, deklaroi një zëdhënëse e ministrisë së Ekonomisë.

”Ne nuk mund të japim asnjë informacion për sasinë e tubave dhe të kostove, sepse kontratat janë të klasifikuara dhe konfidenciale’’, deklaroi ministria.

Sipas një informacioni të mëparshëm nga qeveria e shtetit të Mecklenburg-Vorpommern, tubat Nord Stream 2 me një gjatësi totale prej 60 kilometrash do të ruhen ne Sassnitz në ishullin Rugen. /atsh

Related posts

BE mirëpret Qeverinë e re të Kosovës, Kallas: Moment i ri për të avancuar marrëdhëniet tona! Prioritet duhet të jenë reformat

admin

Deklarata të vërteta, të ekzagjeruara e të rreme, kontrolli i disa fakteve nga debati i parë presidencial mes Kamala Harris dhe Donald Trump

admin

Iu zbulua lidhja jashtëmartesore, jep dorëheqjen ministri italian i Kulturës

admin