RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Bombardimet dhe vrasja e civilëve që vazhdojnë në Khan Younis janë të tmerrshme

obsh:-bombardimet-dhe-vrasja-e-civileve-qe-vazhdojne-ne-khan-younis-jane-te-tmerrshme

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se bombardimet e rënda dhe vrasja e civilëve që vazhdojnë në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës janë të tmerrshme, transmeton Anadolu.

Përmes platformës së medias sociale X, duke cituar Philippe Lazzarini, Komisionerin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Ghebreyesus ndau një postim lidhur me sulmet intensive që Izraeli vazhdon në Khan Younis.

“Bombardimet e rënda, urdhrat për evakuim nga Izraeli dhe vrasja e civilëve që vazhdojnë në rajonin Khan Younis të Gazës janë të tmerrshme”, thuhet në postimin e Ghebreyesus.

Në postim thuhet se ekipi i OBSH-së iu bashkua misionit të UNRWA-së për të ndihmuar të plagosurit në shpërthimin që ndodhi dje në qendrën e trajnimit ku ishin të strehuar civilët. Gjithashtu postimi përfshin dhe një mesazh ngushëllimi për familjet që humbën të dashurit e tyre në sulme.

Ndërsa edhe postimin e Lazzarini-t thuhet se në Gaza u përjetua sërish një ditë e tmerrshme dhe se numri i të vdekurve mund të jetë më shumë se ajo që është deklaruar.

Qendra e trajnimit profesional e UNRWA-së e cila u godit dje nga ushtria izraelite në Khan Younis, pret 30 mijë të qytetarë të zhvendosur të Gazës dhe është një nga objektet më të mëdha të UNRWA-së, njoftohet në postimin ku thuhet se “kompleksi është një objekt i OKB-së i përcaktuar qartë dhe ashtu sikur të gjitha objektet tona, koordinatat e tyre janë ndarë me autoritetet izraelite. Edhe njëherë janë shpërfillur qartë rregullat bazë të luftës”.

Drejtori i UNRWA për Gazën, Thomas White, në një deklaratë lidhur me sulmet vuri në dukje se qendra e trajnimeve të UNRWA-së u shënjestrua me sulmin e tankut, ku si pasojë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 75 të tjerë.

Në një deklaratë të bërë nga UNRWA u theksua se ushtria izraelite që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023 ndaj Rripit të Gazës 3 deri më tani ka vrarë 340 palestinezë të strehuar në qendrat që i përkasin OKB-së në rajon.

Related posts

Kurti: Inkurajues alarmi i përshpejtimit të procesit të integrimit

admin

Nga gomonet te maunet/ Mediat britanike: Shqiptarët i rikthehen rrugëve të vjetra pas ligjit të ri

rezart morina

Ukraina po përballet me ‘katastrofë humanitare’, thotë OBSh-ja

admin