RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH e shqetësuar për rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Kinë

obsh-e-shqetesuar-per-rritjen-e-numrit-te-personave-te-infektuar-me-covid-19-ne-kine

“Ne vazhdojmë t’i kërkojmë Kinës të dhëna më të shpejta, më të rregullta dhe më të besueshme për shtrimet në spital dhe vdekjet, si dhe sekuenca të tjera gjithëpërfshirëse në kohë reale të virusit,” tha ai në një konferencë shtypi.

Tedros vuri në dukje se OBSH është e shqetësuar për rrezikun për jetën në Kinë dhe përsëriti rëndësinë e vaksinimit, duke përfshirë marrjen e një doze përforcuese për të mbrojtur nga shtrimi në spital, sëmundje të rënda dhe vdekje.

OBSH deklaroi më herët sot se në Kinë, nënvariantet më të zakonshme të Omicron janë BA.5.2 dhe BF.7, të cilat së bashku përbëjnë 97.5 për qind të të gjitha infeksioneve lokale.

Të dhënat bazohen në një analizë të më shumë se 2000 gjenomeve nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha OBSH. /kosovapress

Related posts

Gjermanët po i kthehen drurit për ngrohjen e shtëpive të tyre

admin

Izraeli shkarkon dy oficerë për sulmin ndaj punonjësve të ndihmave

admin

Shefi i NATO-s takon sot Kurtin dhe Vuçiqin, një ditë para takimit në Bruksel

admin