RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Gaza vazhdon të përballet me krizë humanitare dhe shëndetësore

obsh:-gaza-vazhdon-te-perballet-me-krize-humanitare-dhe-shendetesore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se Rripi i Gazës vazhdon të përballet me një emergjencë të rëndë humanitare dhe shëndetësore, edhe gati një vit pas armëpushimit.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork se sistemi shëndetësor në Gaza mbetet nën presion të jashtëzakonshëm, ndërsa nevojat humanitare dhe shëndetësore janë ende shumë të mëdha.

Ai kërkoi që ndihmat humanitare të lejohen të hyjnë në Gaza në mënyrë të shpejtë, të vazhdueshme dhe pa pengesa.

Ghebreyesus theksoi gjithashtu nevojën për dërgimin e pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore, rehabilitimin e objekteve shëndetësore, rikthimin e sistemit të transferimit të pacientëve dhe zgjerimin e evakuimeve mjekësore. /mesazhi

Related posts

Izraeli vret pesë palestinezë të tjerë në Gaza, shkon në 73.928 numri i të vdekurve nga gjenocidi

Kushtrim Guraj

Banka Botërore: I nxehti ekstrem mund të tkurrë ekonominë e Azisë Jugore me 7 për qind deri në vitin 2050

Muhamet Ramadani

Maroku shpall fundin e thatësirës shtatëvjeçare pas reshjeve të bollshme dimërore

Muhamet Ramadani