Pesë migrantë kanë humbur jetën pasi u mbytën në lumin Kupa, në kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, ndërsa po përpiqeshin të kalonin lumin, njoftoi të premten policia kroate.
Sipas mediave kroate, të cituara nga Report, polici i parë që mbërriti në vendngjarje arriti të shpëtonte pesë persona nga uji, ndërsa migrantë të tjerë notuan në drejtim të Sllovenisë.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për ngjarjen.
Kroacia ndodhet përgjatë të ashtuquajturës rrugë ballkanike të migrimit, e cila përdoret nga migrantët në përpjekje për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore. /mesazhi

