Në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thuhet se 46 për qind e personave me hipertension, tension të lartë të gjakut, në mbarë botën nuk janë të vetëdijshëm se janë të prekur nga kjo sëmundje, transmeton Anadolu.
Rreth 1.28 miliard të rritur të grup-moshës nga 30 deri 79-vjeç në mbarë botën vuajnë nga hipertensioni, ndërkaq dy të tretat e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Rreth 42 për qind e të rriturve me hipertension janë të diagnostikuar dhe marrin trajtimin e nevojshëm.
Hipertensioni mund të mos ketë simptoma deri në një fazë, kështu që mënyra e vetme për ta zbuluar atë është që njerëzit të kontrollojnë tensionin e gjakut. Diagnoza e parakohshme dhe mungesa e terapisë mund të shkaktojë probleme serioze.
Hipertensioni, shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në mbarë botën, zakonisht trajtohet me barna të lira. Sëmundja mund të reduktohet me ngrënien e ushqimit të shëndetshëm, me humbje të peshës së tepërt trupore, me aktivitete fizike dhe lënien e duhanit.
Hipertensioni është në rritje vitet e fundit në botë. Numri i njerëzve me hipertension u dyfishua në 1.28 miliard midis periudhës 1990-2019 ndërsa 720 milionë njerëz nuk kanë nevojë për trajtim.
Afrika ka shkallën më të lartë të popullatës me hipertension (27 për qind) ndërsa Amerika ka përqindjen më të ulët (18 për qind).