RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

OBSH-ja i druan përhapjes së sëmundjeve në Turqi e Siri

obsh-ja-i-druan-perhapjes-se-semundjeve-ne-turqi-e-siri

Presidenca turke e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave (AFAD) thotë se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në shumicën e provincave gati dy javë pas tërmeteve shkatërruese të këtij muaji në Turqi dhe Siri.

“Numri i të vdekurve për shkak të tërmeteve u rrit në 40,642 dhe puna e kërkimit dhe shpëtimit për njerëzit e ngecur nën rrënojat ka përfunduar në shumicën e provincave,” tha Yunis Sezar, kreu i AFAD-it

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë fqinje më 6 shkurt, duke lënë të vdekur më shumë se 45.000 njerëz. Më shumë se një milion njerëz mbetën të pastrehë së bashku me një kosto ekonomike që pritet të shkojë në miliarda dollarë.

Në Siri, janë raportuar më shumë se 5.800 vdekje, kryesisht në veriperëndim të vendit. Shifra nuk ka ndryshuar për disa ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 26 milionë njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Dëmi është i madh në të dyja anët e kufirit dhe zyrtarët shëndetësorë janë të shqetësuar për përhapjen e mundshme të infeksionit, si pasojë e dëmtimit të infrastrukturës sanitare dhe mungesës së ujit të pastër në shumë komunitete të goditura.

Dymbëdhjetë ditë pas tërmeteve, punëtorët e shpëtimit nga Kirgizia shpëtuan të shtunën disa anëtarë të një familjeje siriane me pesë anëtarë nga rrënojat e një ndërtese në Antakya në Turqinë jugore.

Zërat e shpresës

Tre persona, përfshirë një fëmijë, u shpëtuan. Nëna dhe babai mbijetuan, por fëmija vdiq më vonë nga dehidratimi, tha ekipi i shpëtimit. Një motër më e madhe dhe një binjake nuk ia dolën gjithashtu.

“Dëgjuam britma kur po gërmonim sot një orë më parë. Kur gjejmë njerëz që janë gjallë, ne jemi gjithmonë të lumtur”, tha Atay Osmanov, anëtar i ekipit të shpëtimit, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Dhjetë autoambulanca prisnin në një rrugë aty pranë që ishte e bllokuar për trafikun për të lejuar punën e shpëtimit.

Punëtorët kërkuan heshtje të plotë dhe që të gjithë të përkuleshin ose të uleshin ndërsa ekipet u ngjitën në majë të rrënojave të ndërtesës ku familja u gjet për të dëgjuar për çdo zë tjetër duke përdorur një detektor elektronik.

Ekipet kanë gjetur të mbijetuar gjatë gjithë javës, pavarësisht se ata kanë mbetur të ngujuar për kaq gjatë nën rrënoja në mot të acartë, por numri i tyre ka rënë në vetëm një pjesë të vogël në ditët e fundit.

Gazetarja Sinem Koseoglu nga “Al-Jazeera” raporton nga Ankaraja tha se shumë të mbijetuar shpresonin se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdonin për më gjatë.

“Disa njerëz nuk dëgjuan asgjë nga të afërmit e tyre. Ata nuk e dinë nëse janë të vdekur apo të gjallë, apo në spital. Ata nuk kanë informacion”, shtoi ajo.

Dëmi është i madh në të dyja anët e kufirit dhe zyrtarët shëndetësorë janë të shqetësuar për përhapjen e mundshme të infeksionit, si pasojë e dëmtimit të infrastrukturës sanitare dhe mungesës së ujit të pastër në shumë komunitete të goditura.

Në fund të vitit të kaluar, një shpërthim kolere i shpallur në Siri filloi të përfshijë veriperëndimin dhe grupet e ndihmës si dhe ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se dëmet e shkaktuara nga tërmetet do të përkeqësojnë situatën.

Ndihma amerikane

Frika shëndetësore ka edhe nga pala turke, me mjekët në terren që tregojnë për mungesën e kanalizimeve, ujit të sigurt dhe mbipopullimi i strehimoreve janë rreziqe që mund të rezultojnë në përhapjen e sëmundjes.

Siria veriperëndimore priti tre ditë të gjata pas tërmetit, përpara se autokolonat e ndihmave të ishin në gjendje të lundronin në rrugët e dëmtuara turke dhe të kalonin nëpër vendkalimin Bab al-Hawa, i cili ishte i vetmi vendkalim tokësor i miratuar nga OKB-ja në këtë rajon të kontrolluar nga opozita. Një numër i grupeve të armatosura në luftë me forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad janë aktive.

Që atëherë, OKB-ja ka kërkuar falje për vonesën dhe ka filluar të përdorë dy kalime të tjera tokësore nga Turqia në Sirinë veriore.

Megjithatë, duket se ka pengesa të tjera, me Programin Botëror të Ushqimit (WFP) që thotë se autoritetet në veriperëndim po bllokonin hyrjen në zonë.

“Kjo po pengon operacionet tona. Kjo duhet të rregullohet menjëherë”, tha drejtori i WFP-së, David Beasley për Reuters në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Turqinë jugore të dielën përpara se të nisej për një turne në zonën e fatkeqësisë nga tërmeti i vendit i shoqëruar nga homologu i tij turk Mevlut Çavushogllu, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Dyshja u largua nga baza ajrore Inçirlik pranë Adanas me helikopter për në provincën aty pranë Hatay, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 6 shkurtit. Blinken kishte mbërritur në Inçirlik më herët gjatë ditës, ku janë vendosur trupat amerikane, duke udhëtuar nga Gjermania. Udhëtimi në Turqinë aleate të NATO-s është vizita e tij e parë që kur ai mori detyrën dy vjet më parë.

Që nga tërmeti, SHBA-ja ka dërguar një ekip kërkimi dhe shpëtimi në Turqi, furnizime mjekësore, makineri për thyerjen e betonit dhe fonde shtesë prej 85 milionë dollarë në ndihmë humanitare që mbulon gjithashtu Sirinë. /koha

Related posts

Wagner: Ka ardhur koha që Rusia të largohet nga Ukraina

admin

Osmani pret Kushtetuesen për rastin e kryeprokurorit

rezart morina

Mbi 300 amendamente në raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën

admin