RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSh-ja: Mbi 560.000 fëmijë vaksinohen kundër poliomielitit në Ga’za

obsh-ja:-mbi-560.000-femije-vaksinohen-kunder-poliomielitit-ne-ga’za

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të premten se faza e parë e fushatës së vaksinimit ndaj poliomielitit ka përfunduar me “sukses të jashtëzakonshëm” dhe se më shumë se 560,000 fëmijë janë vaksinuar.

“Gjatë fazës së parë të fushatës së vaksinimit urgjent në Gaza, e cila përfundoi dje kundër poliomielitit, më shumë se 560.000 fëmijë nën moshën dhjetë vjeç u vaksinuan”, tha Ghebreyesus në platformën X.

Ai shprehu admirimin e tij për të gjitha ekipet mjekësore që kryen “operacionin kompleks” dhe falënderoi familjet për besimin dhe bashkëpunimin.

“Ky është një sukses i madh në vazhdën e realitetit të përditshëm tragjik të jetës në të gjithë Rripin e Gazës. Imagjinoni se çfarë mund të arrihet me një armëpushim”, shtoi ai.

Zëdhënësi i OBSh-së Richard Peeperkorn duke folur për fazën e dytë të fushatës, tha se ajo do të fillonte pas katër javësh.

Peeperkorn vuri në dukje se data nuk është vendosur dhe se komiteti teknik është ende duke analizuar datat e mundshme, duke përfshirë datën e përmendur të 14 tetorit.

Muajin e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim humanitar shtatëditor për të lejuar vaksinimin e 640.000 fëmijëve në Gaza.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 41.100 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë dhe më shumë se 95.000 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Bllokada e vazhdueshme e enklavës çoi në mungesë të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha.

Izraeli po përballet me akuzat për gjenocid për sulmin në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Related posts

Mbreti saudit dhe princi i kurorës drejtojnë ndihmat për të prekurit e përmbytjeve në Libi

rezart morina

Hapja e Urës së Ibrit, zyrtari i lartë Goffus: Duhet koordinim me NATO-n dhe komunitetin ndërkombëtar

RTI

Ukraina furnizohet me avionë të periudhës sovjetike

admin