RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti saudit dhe princi i kurorës drejtojnë ndihmat për të prekurit e përmbytjeve në Libi

mbreti-saudit-dhe-princi-i-kurores-drejtojne-ndihmat-per-te-prekurit-e-permbytjeve-ne-libi

Mbreti Salman i Arabisë Saudite dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kanë drejtuar Qendrën e Ndihmës Humanitare së Mbretit Salman për të ofruar ndihmë për të prekurit nga përmbytjet vdekjeprurëse që goditën Libinë, njoftoi të enjten Agjencia zyrtare e Shtypit Saudite (SPA).

Abdullah bin Abdulaziz Al-Rabeeah, mbikëqyrësi i përgjithshëm i KSRelief, tha se masa pasqyron mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria u ofron vendeve vëllazërore dhe mike.

Ndihma do të sigurohet në koordinim me Gjysmëhënën e Kuqe Libiane dhe një numër organizatash ndërkombëtare humanitare që veprojnë në Libi, shtoi ai.

Stuhia mesdhetare Daniel goditi Libinë të dielën dhe shkaktoi përmbytje vdekjeprurëse në shumë qytete lindore që la pas mijëra të vdekur dhe mijëra tjerë të zhdukur. /mesazhi

Related posts

Katari vendi më i sigurt në botë, Kosova i 52-të

admin

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

admin

Anije indoneziane me 243 persona në bord zhduket në Detin Java

Muhamet Ramadani