RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Lajmi për sulm ushtarak ndaj spitalit Al-Shifa, jashtëzakonisht shqetësues

obsh:-lajmi-per-sulm-ushtarak-ndaj-spitalit-al-shifa,-jashtezakonisht-shqetesues

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lajmi për sulmin ushtarak ndaj spitalit Al-Shifa në Gaza është jashtëzakonisht shqetësues, transmeton Anadolu.

“Lajmi se ndaj spitalit Al-Shifa është kryer sulm ushtarak është jashtëzakonisht shqetësues. Jemi të shqetësuar për sigurinë e personelit shëndetësor dhe pacientëve”, tha Ghebreyesus në një postim në platformën e medias sociale X duke shtuar se është shkëputur sërish lidhja e tyre me personelin shëndetësor në spital.

Ushtria izraelite sot në mëngjes bastisi spitalin Al-Shifa, kompleksin më të madh shëndetësor të rajonit në të cilin ndodhen mijëra pacientë dhe civilë të zhvendosur në Gaza.

Related posts

Trump njofton Kongresin se armiqësitë me Iranin kanë “përfunduar”

Muhamet Ramadani

Gjendet i vdekur ish-profesori i Kembrixhit, pak ditë pas dorëheqjes mes akuzave për plagjiaturë

Irfan Jahiu

Shqipëri: Raportohen 23 vatra zjarri, dy mbeten në vëzhgim

Kushtrim Guraj