RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Nuk ka spitale funksionale në veri të Gazës

obsh:-nuk-ka-spitale-funksionale-ne-veri-te-gazes

Në veri të Rripit të Gazës nuk është asnjë spital funksional, ka thënë të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa i ka përshkruar pamjet e rënda të pacientëve të braktisur, të cilët kërkojnë bukë dhe ujë. Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësi, ka thënë se ka pasur personel të angazhuar në spitalet Al-Shifa dhe Al-Ahli në veri të Gazës.

“Stafi ynë është pa fjalë që mund të përshkruajnë situatën katastrofale me të cilën përballen pacientët dhe punëtorët tanë shëndetësorë”, ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për territorin palestinez.

Komenti i tij ka ardhur teksa janë rritur përpjekjet diplomatike për të arritur pauzë humanitare në luftën që Hamasi ka thënë se ka lënë të vdekur 20.000 njerëz në Gazë – 70 për qind e tyre gra dhe fëmijë. /abcnews

Related posts

Blinken: SHBA mbështet bisedimet e paqes Azerbajxhan-Armeni

admin

Bie çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

admin

Krim i rëndë në Kosovë/ Vritet me armë brenda një institucioni një grua, plagoset një burrë

admin