RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Pandemia tjetër po na troket në derë, duhet të na gjejë të përgatitur

obsh:-pandemia-tjeter-po-na-troket-ne-dere,-duhet-te-na-gjeje-te-pergatitur

Pas Covid 19-tës që gjunjëzoi botën, pandemia e ardhshme do na trokasë në derë, e këtë herë, sipas kreut të OBSH-së, duhet të na gjejë të përgatitur.

Nga Asambleja e Përgjithshme vjetore e organizatës së shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus deklaroi se është koha të shpejtojmë negociatat që synojnë parandalimin e një situate të ngjashme në të ardhmen.

“Ne nuk mund ta shtyjmë më këtë gjë. Pandemia e ardhshme është gati të na trokasë në derë. Nëse nuk i bëjmë ne ndryshimet e nevojitura, atëherë kush do t`i bëjë? Dhe nëse nuk veprojmë tani, kur do ta hedhim këtë hap”, u shpreh kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Takimi dhjetëditor i OBSH-së përkon me 75-vjetorin e saj dhe fokusohet tek diskutimet mbi çështjet globale të shëndetit, duke përfshirë pandemitë e ardhshme. 194 shtetet anëtare të OBSH-së po negociojnë aktualisht reformat e rregullave detyruese që do të përcaktojnë sesi duhet vepruar në rastin e një kërcënimi ndërkombëtar shëndetësor dhe po hartojnë gjithashtu një traktat më të gjerë pandemik, i cili do të ratifikohet vitin e ardhshëm.

“Një angazhim nga kjo gjeneratë (për një marrëveshje pandemike) është i rëndësishëm, sepse është ky brez që përjetoi se sa i tmerrshëm mund të ishte një virus i vogël,” tha Ghebreysus. Vendet gjithashtu do të marrin në konsideratë buxhetin e OBSH-së 2024-2025, i cili përfshin rritje të tarifave vjetore të anëtareve. /tch

Related posts

Djali i Haniyehs zotohet të vazhdojë të luftojë për liri

Muhamet Ramadani

Të paktën tre të vrarë në përleshje mes ushtrisë siriane dhe SDF në Halep

admin

Britani, protesta kundër projektligjit të qeverisë për azilin

Muhamet Ramadani