RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën tre të vrarë në përleshje mes ushtrisë siriane dhe SDF në Halep

te-pakten-tre-te-vrare-ne-perleshje-mes-ushtrise-siriane-dhe-sdf-ne-halep

Të paktën tre persona, përfshirë një ushtar sirian, janë vrarë pas përplasjesh të armatosura mes ushtrisë siriane dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët dhe të mbështetura nga SHBA, në qytetin e Halep.

Më herët, ministria siriane e Mbrojtjes njoftoi se tre ushtarë u plagosën pasi SDF përdori dronë për të goditur një pikë kontrolli ushtarake pranë Deir Hafer, në lindje të provincës veriore.

Raportime për të shtëna me armë të rënda dhe luftime janë regjistruar në lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafiyah. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se do t’i përgjigjet asaj që e cilësoi si “agresion” në mënyrë të përshtatshme. /mesazhi

 

Related posts

Vritet kryebashkiaku në Meksikë 16 ditë pas zgjedhjes së tij në detyre! Po udhëtonte me autobus kur autorët i bënë pritë dhe e ekzekutuan

admin

Koreja e Jugut lëshon urdhër mobilizimi mbarëkombëtar për të luftuar thatësirën në juglindje

Muhamet Ramadani

Policia e Kosovës kujdeset për rendin në veri

admin