RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OJQ-të britanike bëjnë thirrje për pezullim të plotë të shitjes së armëve ndaj Izraelit

ojq-te-britanike-bejne-thirrje-per-pezullim-te-plote-te-shitjes-se-armeve-ndaj-izraelit

Dhjetëra organizata joqeveritare britanike kanë bërë thirrje për pezullimin e plotë të shitjes së armëve nga Mbretëria e Bashkuar drejt Izraelit, duke paralajmëruar se çdo rifillim i eksporteve do ta bënte Londrën bashkëpërgjegjëse për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Thirrja vjen pasi një ministër britanik sinjalizoi se qeveria mund të rifillojë (ç’pezullojë) shitjet e armëve ndaj Izraelit, një hap që ka ngjallur reagime të forta nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe shoqëria civile.

OJQ-të theksojnë se provat e shumta mbi vrasjet e civilëve, shkatërrimin masiv dhe krizën humanitare në Gaza kërkojnë jo vetëm ruajtjen e pezullimit aktual, por ndalimin e plotë dhe pa kushte të çdo eksporte armësh. Sipas tyre, Mbretëria e Bashkuar ka detyrime ligjore sipas Traktatit për Tregtinë e Armëve dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare për të mos autorizuar shitje kur ekziston rreziku i përdorimit të armëve kundër civilëve.

Organizatat kanë kërkuar gjithashtu transparencë të plotë mbi licencat ekzistuese dhe një rishikim të pavarur të politikës së eksportit të armëve, duke paralajmëruar se rifillimi i shitjeve do të minonte besueshmërinë e Britanisë në fushën e të drejtave të njeriut.

Qeveria britanike, nga ana e saj, ka deklaruar se çdo vendim do të merret në përputhje me vlerësime ligjore dhe të sigurisë, por nuk ka dhënë ende një qëndrim përfundimtar lidhur me rifillimin e plotë të eksporteve. /mesazhi

Related posts

Inteligjenca ruse pretendon se Ukraina po përgatit sulme me dronë nga territori letonez

RTI

Izraeli nuk do të tërhiqet nga territoret siriane të pushtuara

Muhamet Ramadani

“Dhuna në familje” – tema që do të ligjërohet në të gjitha xhamitë këtë xhuma

admin