Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se 500 mijë refugjatë përballen me problemin ushqimor në Ugandë i cili është vendi që ka pritur më shumë refugjatë në Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Programi Botëror të Ushqimit (WFP) të OKB-së për Ugandën, Abdirahman Meygag në një deklaratë me shkrim ka tërhequr vëmendjen mbi problemin e ushqimit dhe numrin e refugjatëve në rritje në vend.
Ai tha se refugjatët e rinj të ardhur kohët e fundit në Ugandë kanë rritur problemin e ushqimit dhe se 500 mijë refugjatë në rajonin Karamoja ndodhen përballë krizës ushqimore.
Meygag bëri thirrje që të merren masa kundër krizës ushqimore.
Në vendin e Afrikës Lindore, Ugandë ndodhen rreth 1.3 milionë refugjatë dhe ajo njihet si “vendi që ka pranuar më shumë refugjatë në kontinentin e Afrikës”.