RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mësoni arsyen kryesore që shkakton dhimbje të shpinës

mesoni-arsyen-kryesore-qe-shkakton-dhimbje-te-shpines

Kushdo që vuan prej dhimbjes së shpinës duhet të ulë përdorimin e vazhdueshëm të telefonit, dy deri në katër orë të kaluara në celular i detyrojnë vertebrat e para të shtyllës kurrizore me një ngarkesë e cila mund të arrijë deri në 27 kg presion, pra përafërsisht kjo është pesha e një fëmije 7-8 vjeç.

Dhimbja e shpinës e cila ka prekur pjesën më të madhe të popullsisë “moderne” mund të jetë shkak i një evolucioni jo perfekt.

Nga kalimi i ecjes me katër këmbë me shpinën lart, shtylla kurrizore ka ndryshuar, ky ndryshim nuk është bërë në mënyrë perfekte dhe madje disa nga karakteristikat vertebrale të “kushërinjve primat” mund të jenë trashëguar te ne deri sot.

Personat që vuajnë nga probleme të shpinës mund të kenë shtyllë kurrizore më të ngjashme me atë të shimpanzeve, më pak të aftë për të përballuar presionin e të ecurit në këmbë.

Related posts

12 barna që nuk duhen marrë kurrë me kafe

admin

Barnat për humbje peshe, prodhuesi Novo Nordisk arrin vlerën e tregut në 500 milionë dollarë

Muhamet Ramadani

Çfarë të bëjmë në kushte shtëpie kur kemi dhimbje koke?

admin