RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: 7,6 milionë njerëz në Zimbabve rrezikojnë të përballen me uri akute

okb:-7,6-milione-njerez-ne-zimbabve-rrezikojne-te-perballen-me-uri-akute

Rreth 7,6 milionë njerëz në Zimbabwe rrezikojnë të përballen me uri akute, që përbën pothuajse gjysmën e popullsisë së vendit, paralajmëroi të enjten OKB-ja, transmeton Anadolu.

“Ndërsa vëmendja globale shpesh përqendrohet te konfliktet dhe emergjencat humanitare në vende të tjera, Zimbabwe po përballet me një krizë të rëndë, por të raportuar pak, e cila ka lënë miliona njerëz të përballen me urinë, sëmundjet dhe vështirësitë ekonomike”, thuhet në një raport të organziatës.

Raporti shtoi se pasiguria ushqimore prek 28 për qind të popullsisë urbane, ndërsa 2,7 milionë njerëz në zonat rurale përballen me uri të përsëritur.

Gati një e katërta e fëmijëve nën moshën pesë vjeç vuajnë gjithashtu nga kequshqyerja.

Sipas raportit, shkaktari i menjëhershëm i krizës ishte thatësira e shkaktuar nga fenomeni El Nino, i cili goditi Afrikën jugore në vitin 2024 dhe shkatërroi më shumë se gjysmën e të korrave të Zimbabwes, mes periudhave të zgjatura të thatësirës, reshjeve nën mesataren dhe temperaturave ekstreme.

Ngjarja e fundit El Nino ndodhi në vitet 2023-2024 dhe u konsiderua si e pesta më e fuqishme në historinë e regjistruar. Një tjetër ngjarje e fuqishme El Nino aktualisht po intensifikohet, duke rritur gjasat për temperatura më të larta në pjesën më të madhe të botës dhe ndryshime të konsiderueshme në modelet e reshjeve, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike.

Miliona banorë të Zimbabwes do të kenë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar deri në të korrat e ardhshme, të cilat mund të rikthejnë furnizimin me ushqime, sipas Programit Botëror të Ushqimit dhe Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Related posts

Kuvajti mbulohet nga breshëri i pazakontë

admin

Lajçak në vizitë të paparalajmëruar në Kosovë

admin

Humb jetën një 18-vjeçare në Prishtinë, ra nga lartësia e një objekti

Muhamet Ramadani