RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Partneriteti me Francën është zhvilluar, këtë vit është konkretizuar

kurti:-partneriteti-me-francen-eshte-zhvilluar,-kete-vit-eshte-konkretizuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se partneriteti i Kosovës me Francën është zhvilluar në vazhdimësi, ndërsa që këtë vit është konkretizuar me disa marrëveshje.

Ai ka përmendur marrëveshjet në drejtësi, arsim e frankofoni, si dhe partneritetin financiar dhe institucional për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

“Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Francës është zhvilluar në vazhdimësi, ndërsa këtë vit bashkëpunimi ynë është konkretizuar edhe më tej. Takimi dhe dreka e punës me Presidentin Emmanuel Macron në Pallatin Elize në mars, e më pas vizita e ministrit të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në Kosovë në korrik, u konkretizuan me pesë marrëveshje dhe instrumente që avancojnë bashkëpunimin në drejtësi, arsim e frankofoni, si dhe partneritetin financiar dhe institucional për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Këto rezultate përbëjnë një bazë të rëndësishme për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Franca është aleate dhe partnere e rëndësishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për rrugën tonë evropiane dhe integrimin euroatlantik mbetet me rëndësi të veçantë”, ka shkruar Kurti pas takimit lamtumirës që ka zhvilluar me ambasadorin e Republikës së Francës, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Related posts

Hamza Barre merr votëbesimin për t’u bërë kryeministri i 21-të i Somalisë

admin

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen ne gruas në Pejë

admin

Presidenti Erdogan pret në takim presidentin ukrainas, Zelenskyy

admin