RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB akuzon Izraelin për ndërtim muri në jug të Libanit

okb-akuzon-izraelin-per-ndertim-muri-ne-jug-te-libanit

Forcat paqeruajtëse të OKB-së në Liban (UNIFIL) thanë të premten se ushtria izraelite ka ndërtuar muri në jug të Libanit, pranë Blue Line, kufirit të njohur nga OKB-ja, duke bllokuar mbi 4,000 metra katrorë tokë libaneze. UNIFIL e cilësoi këtë veprim si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Libanit.

Izraeli mohoi akuzat, duke thënë se muri është pjesë e një plani ushtarak më të gjerë që ka nisur në 2022 dhe nuk kalon kufirin e njohur nga OKB-ja.

UNIFIL ka kërkuar nga Izraeli të largojë murin dhe ka paralajmëruar se ndërtimi i tij dhe prezenca ushtarake izraelite në tokën libaneze shkelin rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit, që kishte vendosur armëpushimin pas luftës së 2006 mes Izraelit dhe Hezbollah-ut. /mesazhi

Related posts

Oficeri palestinez i ambulancës nga Gaza vdes në paraburgim izraelit

admin

155 mjekë u larguan sivjet nga Kosova

admin

Protesta në Prishtinë kundër vrasjeve grave: “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”

admin