RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB voton të hënën për planin e paqes të Trumpit për Gaza

okb-voton-te-henen-per-planin-e-paqes-te-trumpit-per-gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të hënën një rezolutë që mbështet planin e paqes për Gaza të presidentit amerikan Donald Trump. Drafti amerikan parashikon krijimin e një Bordi të Paqes, një organ tranzicioni për Gaza që teorikisht do të drejtohet nga Trump, me mandat deri në fund të vitit 2027, si dhe vendosjen e një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF) për të mbikëqyrur kufijtë dhe për demilitarizimin e rajonit, duke bashkëpunuar me Izraelin, Egjiptin dhe policinë palestineze.

SHBA-ja dhe disa vende arabe dhe me shumicë myslimane, përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Turqinë, kërkuan miratimin e shpejtë të rezolutës. Nga ana tjetër, Rusia propozoi një draft alternativ që nuk autorizon krijimin e Bordi të Paqes apo forcën ndërkombëtare dhe thekson vetëm raportimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së mbi mundësinë e një force stabilizimi.

SHBA-ja paralajmëroi se mosmiratimi i rezolutës do të rrezikonte rikthimin e konflikteve dhe vazhdimin e dominimit të Hamasit, ndërsa disa vende kanë ngritur shqetësime mbi mungesën e një mekanizmi monitorimi dhe rolin e Autoritetit Palestinez në draftin amerikan. /mesazhi

Related posts

Turqi, zjarr në një ndërtesë 8-katëshe në Izmir – VIDEO

admin

Qeveria në Gaza: Nëse nuk sigurohet karburant, spitali i fundit në Gaza do të jetë jashtë shërbimit brenda 48 orëve

admin

Gjermania thotë se BE-ja do të diskutojë sanksione të mundshme ndaj kolonëve radikalë izraelitë

admin