RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Efekte negative në urinë globale pas shkatërrimit të digës Kakhovka

okb:-efekte-negative-ne-urine-globale-pas-shkaterrimit-te-diges-kakhovka

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) ka parashikuar efektet negative në urinë globale, pas shkatërrimit të digës Kakhovka në Ukrainë.

“Përmbytjet masive po shkatërrojnë drithërat e sapombjella dhe bashkë me to shpresat e 345 milionë personave të uritur në mbarë botën, për të cilët gruri nga Ukraina mbetet shpëtimtar”, tha sot kreu i zyrës së WFP-së, Martin Frick, në Berlin.

“Pas shkatërrimit të digës në Ukrainën jugore, ministria e Bujqësisë në Ukrainë, rreth 10,000 hektarë tokë bujqësore në bregun verior të Dnipros, në rajonin e Khersonit pritet të përmbytet”, sipas vlerësimeve fillestare.

Në bregun jugor, në rajonin e pushtuar nga Rusia, shumë herë kjo zonë do të përmbytet, njoftoi ministria në faqen e saj të internetit të martën në mbrëmje.

Rusia dhe Ukraina kane fajësuar njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës.

Të dyja palët e konsideruan ngjarjen një sulm terrorist dhe një fatkeqësi të paprecedentë për mjedisin.

“Nuk pritet një rritje e mëtejshme e inflacionit, pasi çmimet botërore të ushqimeve janë ende në nivelin më të lartë të 10 viteve”, tha Frick.

“Ne nuk mund të përballojmë më vuajtje”, shtoi ai. /atsh

Related posts

Palestinë, një fëmijë rrëzohet për vdekje nga një lartësirë duke ikur nga forcat izraelite – VIDEO

admin

Osmani-Lajçakut: Është urgjente zbardhja e fatit të të pagjeturve

admin

Policia arreston një rus në Leposaviq, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

rezart morina