RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja ndal ndihmat për miliona njerëz për shkak të krizës me fonde

okb-ja-ndal-ndihmat-per-miliona-njerez-per-shkak-te-krizes-me-fonde

Kombet e Bashkuara janë detyruar t’i ndalin ndihmat për miliona njerëz, për shkak “krizës me fonde”, ka thënë zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau.

Në një konferencë për media, Skau ka thënë se të paktën 38 prej 86 shteteve ku operon agjencia e OKB-së, veçse janë përballur me zvogëlim të ndihmave, përfshirë vendet si Afganistani, Siria, Jemeni dhe Afrika Perëndimore.

Ai ka thënë se agjencisë i duhen rreth 20 miliardë dollarë për të dërguar ndihma te të gjitha vendet në nevojë, mirëpo ajo ka vite që siguron 10 deri më 14 miliardë dollarë.

“Ne ende e kemi atë synim, mirëpo këtë vit i kemi siguruar vetëm rreth 5 miliardë dollarë”, ka thënë mes tjerash Skau.

Sipas tij, nevoja për ndihmë humanitare është rritur dukshëm më 2021 dhe 2022, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe luftës në Ukrainë, si dhe implikimeve tjera globale.

Skau ka paralajmëruar se situata vetëm sa mund të përkeqësohet më 2024.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit, rreth 345 milionë njerëz në botë kanë nevojë për ndihma.

Skau u ka bërë thirrje liderëve botërorë që ta bëjnë prioritet ndarjen e fondeve dhe të investojnë në zgjidhje afatgjata për konfliktet, varfërinë dhe shkaqet tjera që po çojnë në kriza. /syrinet

Related posts

BE: Përparësi dëbimeve për të trajtuar migracionin e parregullt

admin

Biden i përcjell Netanyahut “shqetësimet e tij të thella” për çështjen Rafah

RTI

Zubin Potok, persona të panjohur largojnë një tabelë që e kishte vendosur MAPL-ja

admin