RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Senatori amerikan mbështet shitjen e avionëve F-16 ndaj Türkiye-s

senatori-amerikan-mbeshtet-shitjen-e-avioneve-f-16-ndaj-turkiye-s

Senatori republikan i SHBA-së, Lindsey Graham tha se mbështet shitjen e avionëve F-16 ndaj Türkiye-s (Turqisë) dhe se Türkiye është një aleat i rëndësishëm i NATO-s pavarësisht dallimeve mes tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Graham tha: “Mbështes vendimin e administratës së Bidenit për të mbështetur shitjen e F-16 ndaj Türkiye-s, aleatit tonë të rëndësishëm të NATO-s”.

“Pavarësisht dallimeve në mes, Türkiye është një aleat i rëndësishëm i NATO-s. Kjo situatë u shërben interesave të sigurisë kombëtare të Türkiye-s”, tha Graham.

Sipas tij, “përditësimi i aftësive të aviacionit të Türkiye-s do të jetë në dobi të sigurisë së Türkiye-s, SHBA-së, NATO-s dhe asaj rajonale”.

Ndihmës sekretarja e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, përgjegjëse për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, Celeste Wallander dje në një vlerësim lidhur me kërkesën e Türkiye-s për të blerë dhe për të modernizuar avionët F-16 tha se “SHBA-ja mbështet plotësisht planet e Türkiye-s për modernizimin e flotës F-16”.

Related posts

Vuçiq: Nuk nënshkruaj njohjen e Kosovës as de facto as de jure, jam betuar

admin

Kinë, 8 të vdekur nga zjarri në dy rrokaqiej

admin

Ardhja e mërgimtarëve – Kjo është gjendja në pikat kufitare

Muhamet Ramadani