Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje palëve në Kosovë që të përmbahen nga “retorika përçarëse dhe e urrejtjes”, transmeton Anadolu.
“Jemi të shqetësuar për dhunën e fundit që rezultoi në lëndimin e dhjetëra ushtarëve paqeruajtës dhe protestuesve. Të drejtat e njeriut të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë duhet të respektohen”, shkruhet në llogarinë e Këshillit në Twitter.
“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve që të krijojnë një mjedis që është i favorshëm për ushtrimin e së drejtës për të marrë pjesë në çështjet publike”, thuhet më tej.