RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Këtë vit 400 mijë emigrantë mund të kalojnë hendekun Darien midis Kolumbisë dhe Panamasë

okb:-kete-vit-400-mije-emigrante-mund-te-kalojne-hendekun-darien-midis-kolumbise-dhe-panamase

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se këtë vit numri i emigrantëve të parregullt që përpiqen të kalojnë hendekun Darien (Darien Gap), e cila është rruga e emigrantëve të parregullt në kufirin e Panamasë dhe Kolumbisë, mund të arrijnë në 400 mijë, transmeton Anadolu.

Sipas raportit të përgatitur nga agjencitë e OKB-së për refugjatët dhe migracionin, vlerësohet se që nga fillimi i vitit në hendekun Darien kanë kaluar rreth 100 mijë njerëz dhe ky numër është gjashtë herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlerësohet se numri i emigrantëve që kalojnë nëpër hendekun Darien këtë vit mund të rritet në 400 mijë. Duke pasur parasysh se vitin e kaluar në këtë rrugë kaluan rreth 250 mijë emigrantë, është e mundur të ketë një rritje të ndjeshme.

SHBA-ja është e përkushtuar për të ndihmuar Kolumbinë dhe Panamanë në mbledhjen e inteligjencës për të eliminuar rrjetet e kontrabandës që veprojnë në hendekun Darien.

– Hendeku Darien

Hendeku Darien, një strehë e kafshëve të egra e mbuluar me pyje, këneta dhe male, është një rrugë e rrezikshme për kalimin e emigrantëve.

Vendi në fjalë e cila është e vetmja pikë ku lidhet rruga Pan-Amerikane që lidh Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, mund të kalohet vetëm në këmbë përmes shtigjeve pyjore.

Emigrantët udhëtojnë në rrezik për të ngecur në moçale ose për t’u sulmuar nga kafshët e egra.

Related posts

Zgjedhjet në SHBA/ Kancelari gjerman shpreh mbështetjen për Kamala Harris: Ajo do të bëhej një presidente shumë e mirë

admin

E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare

admin

Australia padit Telegramin për shkak të dështimit të dyshuar për heqjen e videove terroriste

Muhamet Ramadani