RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hebrenjtë fanatikë kryejnë sulm racist ndaj murgeshave në Kudsin Lindor

hebrenjte-fanatike-kryejne-sulm-racist-ndaj-murgeshave-ne-kudsin-lindor

Në Kudsin Lindor nën pushtim, një grup kolonësh hebrenj fanatikë pështyjnë murgeshat para një kishe, transmeton Anadolu.

Pamjet që janë përhapur në median sociale dhe ndaj të cilave ka pasur reagime, janë regjistruar para një kishe mbi rrugën Via Dolorosa (rruga e vuajtjes) në të cilën besohet nga të krishterët se ka ecur Jezusi (Hz. Isai) gjatë dërgimit për kryqëzim.

Vërehet se një grup kolonësh hebrenj gjatë kalimit të tyre në rrugë pështyjnë në tokë duke u drejtuar murgeshave që ndodheshin para kishës.

Vendet e shenjta dhe klerikët fetarë të krishterë që ndodhen në zonën e Qytetit të Vjetër në Kuds, shpeshherë përballen me sulmet dhe provokimet e kolonëve hebrenj fanatikë.

Kolonët hebrenj, krahas veprimeve të dhunshme kundër muslimanëve, vijnë në rendin e ditës edhe me veprime të tilla si dëmtimin e varrezave dhe “pështyrje” ndaj klerikëve të krishterë.

Related posts

Shpërndarja e Kuvendit – opozita s’dakordohet, pushteti kërkon unifikim

Muhamet Ramadani

Kryediplomati holandez: Danimarka dhe Grenlanda kanë të drejtë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre

RTI

Ergys Mërtiri: Si i lënë shqiptarët fëmijët në jetimoret e Francës

admin