RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Kolonët hebrenj këtë vit kryen 591 sulme në territoret palestineze

okb:-kolonet-hebrenj-kete-vit-kryen-591-sulme-ne-territoret-palestineze

Kombet e Bashkuara (OKB) deklaruan se këtë vit janë regjistruar 591 raste të sulmeve nga kolonët hebrenj në territoret e pushtuara palestineze, ku u vranë palestinezët dhe u dëmtuan pronat e tyre, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke në konferencën javore për media në Gjenevë bëri vlerësime për ngjarjet që ndodhën në Bregun e pushtuar Perëndimor këtë vit.

Laerke tha se OKB-ja regjistroi 591 incidente të shkaktuara nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor në 6 muajt e parë të vitit 2023 dhe se këto incidente shkaktuan vdekjen e palestinezëve dhe dëmtimin e pronave të tyre.

Ai tha se ka mesatarisht 99 incidente çdo muaj në rajonin e pushtuar ndërsa u regjistrua rritje prej 39 për qind krahasuar me mesataren mujore prej 71 incidenteve në vitin 2022. “Numri i incidenteve të tilla në 2022 ishte në nivelin më të lartë që nga viti 2006 kur filluam t’i regjistronim ato”, tha Laerke.

Sipas tij, këtë vit OCHA ka dokumentuar zhvendosjen e 399 personave për shkak të dhunës së kolonëve.

Laerke tha se disa nga fshatrat palestineze janë boshatisur plotësisht për shkak të zgjerimit të vendbanimeve të paligjshme hebreje dhe humbjes së qasjes nga barinjtë palestinezë në tokat e tyre. “Arsyet e tjera pse palestinezët largohen nga shtëpitë e tyre është kërcënimi i shkatërrimit të shtëpive dhe pronave të tjera nga autoritetet izraelite”, shtoi ai.

Zëdhënësi Laerke tha se ata po vlerësojnë urgjentisht nevojat humanitare të 60 barinjve palestinezë të prekur drejtpërdrejt.

Duke nënvizuar se vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara palestineze janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, Laerke potencoi se kjo situatë thellon nevojat humanitare për shkak të ndikimit të saj në jetesën e palestinezëve, sigurinë ushqimore dhe qasjen në shërbimet bazë.

Related posts

Hamasi thotë se ka shkatërruar më shumë se 150 automjete të ushtrisë izraelite

rezart morina

Bujqësia e Krushës së Madhe dëmtohet rëndë nga vërshimet

admin

FOL: Qeveria realizoi vetëm 33% të Planit për Zhvillim, tri ministri nuk u përgjigjën për monitorim

rezart morina