RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përveç Klan Kosovës, MINT-i ua shfuqizon certifikatat edhe pesë bizneseve të tjera

pervec-klan-kosoves,-mint-i-ua-shfuqizon-certifikatat-edhe-pese-bizneseve-te-tjera

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar të hënën se ua kanë shfuqizuar certifikatat edhe pesë bizneseve të tjera, të cilat sipas saj, kanë emërtim kundërkushtetues.

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të MINT-it që nga 6 korriku ka nisur riverifikimin e dosjeve të bizneseve të regjistruara.

Mes 660 dosjeve të rishqyrtuara, 48 sosh kanë rezultuar me emërtime kundërkushtetuese, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë, sipas njoftimit të ministres Hajdari.

Menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, “ARBK-ja ka filluar sot hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese”.

“Këto 5 biznese, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Gnjilane – Serbi”; “Pristina – Serbi”; “Djakovica – Serbi”; “Kosovska Mitrovica – Serbi”. Bizneset në fjalë kanë veprimtari përkatësisht në blerje dhe shitje të patundshmërisë personale, tregti me pakicë me porosi, ndërtim të objekteve banesore e jobanesore dhe telekomunikim kabllor”, thuhet në njoftim.

Ditëve në vijim, Hajdari ka paralajmëruar se ARBK-ja do të nxjerrë vendime edhe ndaj bizneseve të tjera që kanë kryer shkelje.

“E falënderoj Komisionin për riverifikim për punën e shpejtë dhe profesionale në shqyrtimin e qindra dosjeve gjatë javëve të fundit, si dhe ARBK për marrjen e menjëhershme të masave për zbatimin e ligjit. Edhe një herë, MINT mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit dhe respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hajdari.

Për të njëjtën arsye, MINT-i ia pezulloi javën e kaluar veprimtarinë televizionit “KlanKosova”. Kjo ka nxitur reagime të mëdha në opinion.

Related posts

Presidenti Erdogan më 19 korrik do të vizitojë Iranin

admin

Pilotët e Lufthansa-s të premten në grevë

admin

Mbi 100 raste aktive me COVID në Kosovë

rezart morina