RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB paralajmëron përkeqësim të krizës humanitare në Gaza, zhvendosje të reja në Bregun e Okupuar

okb-paralajmeron-perkeqesim-te-krizes-humanitare-ne-gaza,-zhvendosje-te-reja-ne-bregun-e-okupuar

Me afrimin e dimrit, situata humanitare në Rripin e Gazës vazhdon të përkeqësohet, paralajmëron Organizata e Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se kushtet mbeten tepër të rënda ndërsa luftimet e vazhdueshme po pengojnë shpërndarjen e ndihmave dhe po rrisin zhvendosjen e civilëve si në Gaza ashtu edhe në Bregun e Okupuar.

Sipas tij, OCHA dhe partnerët e saj humanitarë po rrisin shpërndarjen e ndihmave për civilët, veçanërisht fëmijët që kanë vuajtur nga dy vite të agresionit izraelit. Në dy muajt e fundit janë shpërndarë dhjetëra mijëra artikuj dimërorë, ndërsa vetëm në 10 ditët e fundit të nëntorit u vendosën 160 tenda aktivitetesh për mbështetje psikologjike dhe sociale të fëmijëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë evakuoi 18 pacientë dhe 54 shoqërues për trajtim jashtë Gazës, por mbi 16,500 persona ende kanë nevojë për kujdes shpëtim-jete. OKB-ja përsëriti thirrjen për hapjen e të gjitha pikave kufitare dhe korridoreve humanitare, si dhe lejimin e ekipeve mjekësore ndërkombëtare të hyjnë në territor.

OKB-ja raportoi gjithashtu bombardime dhe të shtëna në të pesë rajonet e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Në Bregun e Okupuar, OKB-ja shprehu shqetësim për operacionet e fundit të forcave izraelite në Tubas dhe Xhenin, ku është raportuar zhvendosja e dhjetëra familjeve palestineze, dëme në rrjetet e ujit dhe mbyllja e bizneseve lokale. Në dy ditët e fundit, dhjetëra familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat janë kthyer në pika vrojtimi ushtarake. /mesazhi

Related posts

“Jam lodhur”- Këngëtarja e njohur heq dorë nga muzika: Ndjej se bota nuk më do në këtë industri vazhdimisht jam tallur për shkak të pamjes

admin

Kurti i bën thirrje Qeverisë gjermane për përkrahje në hapin e final të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

admin

Kryeministri i Pakistanit bën thirrje për t’i luftuar ndryshimet klimatike

admin