RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Sulmet ndaj paqeruajtësve nga Bangladeshi në Sudanin jugor mund të jenë krime lufte

okb:-sulmet-ndaj-paqeruajtesve-nga-bangladeshi-ne-sudanin-jugor-mund-te-jene-krime-lufte

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka deklaruar se sulmet ndaj paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Sudanin jugor mund të përbëjnë krime lufte. Ai theksoi se sulmet ndaj personelit të OKB-së janë të pajustifikueshme dhe rikujtoi detyrimin ndërkombëtar për mbrojtjen e tyre.

Ndërkohë, udhëheqësi i përkohshëm i Bangladeshit, Muhammad Yunus, e dënoi ashpër sulmin ndaj paqeruajtësve bangladeshas, duke e cilësuar atë si një krim kundër paqes ndërkombëtare dhe njerëzimit.

OKB ka kërkuar hetim të plotë për ngjarjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve. /mesazhi

Related posts

Numri i të vrarëve në Gaza shkon në mbi 73.400, sulmet izraelite vrasin 7 palestinezë në 24 orët e fundit

Muhamet Ramadani

Sadiq Khan: Netanyahu po kryen gjenocid dhe nuk është i mirëpritur në Londër

RTI

Kurti: Kosova s’mund të presë deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Hevzi