RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB thellësisht e shqetësuar nga deklarata e ministrit izraelit për “ndërhyrje ushtarake në Rafah”

okb-thellesisht-e-shqetesuar-nga-deklarata-e-ministrit-izraelit-per-“nderhyrje-ushtarake-ne-rafah”

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk tha se është thellësisht i shqetësuar nga deklaratat e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në qytetin Rafah të Gazës, transmeton Anadolu.

Nga platforma e medias sociale X, Türk bëri një postim lidhur me mundësinë e ndërhyrjes ushtarake të Izraelit ndaj Rafah.

“Kam shqetësim të thellë nga deklaratat e ministrit izraelit të Mbrojtjes lidhur me ndërhyrjen ushtarake ndaj Rafah”, theksoi Türk duke shtuar se “kjo situatë shkakton humbje të mëdha civile dhe paraqet rrezik për zhvendosjen në vende të panjohura të mbi 1.5 milion palestinezëve të pambrojtur të cilët janë detyruar të emigrojnë drejt Rafah si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite”.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e konsideron jashtëzakonisht shqetësuese mundësinë që Izraeli të zgjerojë sulmet ndaj qytetit Rafah të Gazës.

Ministri izraelit: Sulmet do t’i zhvendosim në Rafah

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant gjatë vizitës në njësitë izraelite në rajonin Khan Younis në Rripin e Gazës, deklaroi se sulmet e tyre në Khan Younis do t‘i zhvendosin në qytetin Rafah.

Forcat izraelite shënjestrojnë shpesh me sulme ajrore qytetin Rafah. Në rast se Izraeli fillon sulm tokësor ndaj qytetit Rafah, theksohet shqetësimi se nuk do të mbetet më vend ku civilët do të strehohen në Rripin e Gazës.

Related posts

Begaj në takim me sekretarin e NATO-s: Kosova duhet të anëtarësohet në OKB dhe NATO

rezart morina

SHBA: Yellen, çmimi i karburantit mund të rritet gjatë dimrit

admin

Sot mbahet seanca për dy të arrestuarit e grupit terrorist serb në Banjskë

rezart morina