Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së bëri thirrje për mbështetje për vendin e tij, duke paralajmëruar liderët e mbledhur në Nju Jork se Rusia përbën një kërcënim për botën.
Ai paralajmëroi se kërcënimi i Moskës për të përdorur armë bërthamore nuk ishte gjëja më e frikshme në luftën kundër vendit të tij.
“Rusia po “armatizon” gjërat thelbësore si ushqimi dhe energjia”, tha Zelensky në fjalimin e tij të parë në mbledhjen vjetore të nivelit të lartë, që kur Moska pushtoi Ukrainën gati 19 muaj më parë.
“Këto gjëra po përdoren jo vetëm kundër vendit tonë, por kundër të gjitha vendeve tuaja. Ka shumë konventa që kufizojnë posedimin dhe përhapjen e armëve, por nuk ka kufizime reale për përdorimin e ushqimit, energjisë apo gjërave të tjera si armët”, tha ai.
Zelensky sugjeroi se Ukraina po luftonte jo vetëm për integritetin e saj territorial, por për vlerat si liria dhe të drejtat e njeriut.
“Ndërsa Rusia po e nxit botën drejt luftës përfundimtare, Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që pas agresionit rus, askush në botë të mos guxojë të sulmojë asnjë komb”, tha ai.
“Krimet e luftës duhet të ndëshkohen. Të dëbuarit duhet të kthehen në shtëpi. Okupatori duhet të kthehet në tokën e tyre”, shtoi Zelensky. /atsh
Zelensky speaks at the UN in New York City: pic.twitter.com/fCRGP04DDq
— Trizzy Alexanderr (@TrizzyfromdaK) September 19, 2023