Zonja e parë e Ukrainës u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të martën që të ndihmojnë në kthimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë në Rusi.
Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Olena Zelenska tha se më shumë se 19,000 fëmijë ukrainas janë dërguar me forcë ose janë dëbuar në Rusi ose në territoret e pushtuara.
Deri më tani janë rikthyer vetëm 386. Në Rusi, “atyre u thanë se prindërit e tyre nuk kanë nevojë për ta, se vendi i tyre nuk ka nevojë për ta, se askush nuk po i pret,” tha Zelenska.
“Fëmijëve të rrëmbyer iu tha se nuk janë më fëmijë ukrainas, se janë fëmijë rusë”, përfundoi ajo.