RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria siriane arreston 8 persona të lidhur me ish-regjimin Baath në Halep

ushtria-siriane-arreston-8-persona-te-lidhur-me-ish-regjimin-baath-ne-halep

Ushtria siriane njoftoi të dielën se ka arrestuar tetë persona të lidhur me ish-regjimin Baath, teksa ata përpiqeshin të kalonin në zonat e mbajtura nga grupi terrorist PKK/YPG, i cili vepron nën emrin SDF në Siri, transmeton Anadolu.

Arrestimet u kryen gjatë një operacioni pranë Deir Hafir-it në provincën e Halepit, sipas një deklarate nga Drejtoria e medias dhe komunikimit e Ministrisë siriane të Mbrojtjes të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor 2024, administrata e re e Sirisë ka nisur reforma ekonomike dhe politike që synojnë përmirësimin e kushteve në të gjithë vendin.

Assadi, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi menjëherë pas rrëzimit të tij, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Një administratë e re kalimtare e udhëhequr nga presidenti Ahmed al-Sharaa u formua në janar 2025.

Related posts

Blinken: Suedia dhe Finlanda janë gati t’i bashkohen NATO-s

admin

Kreu i Mos’sad-it: Sul’met në Ga’za të vazhdojnë edhe pas marrëveshjes me Ha’masin

admin

“Irani s’duhet të ketë armë bërthamore” – Rutte: Po bashkëpunon me Rusinë dhe Korenë e Veriut! NATO në mbështetje të aleatëve

admin